
Ministria e Arsimit ka pezulluar nga detyra drejtoreshën e shkollës së Mesme të Bashkuar “Mihal Nako”, në Fierseman dhe drejtorin e Zyrës Vendore Arsimore Divjakë Llazar Stase, pas përjashtimit nga shkolla të nxënësit me aftësi të kufizuara Emiliano Liçi.
Ka qenë emisioni “Stop” ai i cili solli rastin e Emiliano Liçit, të cilët kishin komunikuar me titullaren e shkollës, e cila u ishte drejtuar duke i thënë se ka zbatuar udhëzimin per kriterin e moshës. Por ajo nuk di të thotë se pse e pranoi Emiljanon dhe më pas e përjashtoi nga shkolla, pasi kishte filluar viti.
Përmes një njoftimi për mediat, ministria e Arsimit bën me dije se nxënësi Emiliano Liçi do kthehet në bankat e shkollës që nga dita e hënë.
Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar kanë ngritur menjëherë një grup pune të përbashkët për verifikimin e plotë të rastit dhe marrjen e masave përfundimtare për personat përgjegjës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





