




Antoneta Koci ishte konkurrentja më e përfolur në sezonin e parë të Për’puthen që është komentuar për romancën me Adis Patushin, ish bashkëshortin e Adrola Dushit. Së fundmi, ai ka nisur romancën me këngëtaren Fifi.
Por në një prej festave të organizuara në kryeqytet, Antoneta u shfaq pranë Kledi Hysës, miku i Adisit dhe Fifit.
Mësohet se Kledi dhe Antoneta kanë kaluar thuajse gjithë natën në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke mos i kursyer edhe kërcimet së bashku. Në të njëjtën festë ishin dhe Adisi me Fifin, por qëndruan larg Antonetës dhe shijuan puthjet e përqafimet mes tyre.
Ndërkohë që ish-banori i “Big Brother Vip”, Kledi Hysa, ka rrëfyer se e ka të vështirë të harrojë ish-të dashurën e tij austriake Khaoula Selmi, pasi i dha fund marrëdhënies 6-vjeçare me të.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





