Transmetuar më 27-03-2022, 10:04






Filloreta Pira është konkurrentja më e re që është bashkuar emisionit të dashurisë, “Për’puthen”. Madje ajo ka ardhur ndryshe nga të gjitha vajzat e tjera.
Konkurrentja e re hyri me ide shumë të qarta, pasi ka ardhur nga Zvicra për në “Për’puthen”, vetëm për Mevlan Shabën.
“Unë kam ardhur për Mevlanin. Më pëlqen sinqeriteti i tij, mënyra sesi sillet, ka sjellje të mira. Që i këndon vajzave nuk më pëlqen, por ka vlera të tjera”, tha Filloreta.
Nga ana tjetër, Mevlani tha se nuk e prite që të ishte i preferuari i Filloretës, teksa u shpreh i hapur për ta njohur më tej.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





