Transmetuar më 26-03-2022, 18:28

Kur të gjithë ishin të bindur në fitoren e Italisë, një tifoz bën ‘çmendurinë’´. Vendos rezultatin 0 me 1 në favor të Maqedonisë.

Gjithçka ndodhi në La Spezia, ku një njeri që ka mbetur anonim ka marrë me mend rezultatin e saktë, duke fituar 110 mijë euro.

Tifozi vendosi bast rreth 1500 euro për 0-1 në favor të kombëtares ballkanike, falë golit të Trajkovskit në minutat e fundit të ndeshjes. “Basti është vënë në një sallë bastesh në periferi të qytetit ku është folur vetëm për këtë bast”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd