Transmetuar më 26-03-2022, 14:29

Turqia ka mbyllur Bosforin, ose ngushticën e Stambollit, për anijet ditën e sotme pasi u raportua për një minë. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë Bregdetare, trafiku i anijeve në dy drejtime është pezulluar përmes ngushticës pasi një anije tregtare civile zbuloi një objekt të ngjashëm me minën. Më herët, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare tha se ekipe nënujore u dërguan në vendngjarje për t’iu përgjigjur minës së dyshuar dhe për ta neutralizuar atë.

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njofton se nga të dhënat paraprake duket se kemi të bëjmë me një minë detare, e prodhimit sovjetik. Ministria tha se po merren masat për largimin e saj nga Bosfori, ndërsa nuk dihet nëse ka apo jo mina të tjera që lundrojnë në këto ujëra.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd