Transmetuar më 25-03-2022, 19:25

Çiljeta, e cila është bërë pjesë e Për’puthen zbuloi se ka marrë shumë mesazhe kërcënuese që kur u fut në programin e dashurisë.

Ajo tha se vajza e saj e merr edukatën dhe askush nuk ka pse të shqetësohet për këtë, aq më pak ndjekësit në rrjete sociale.

Çiljeta: Kam pasur miliona mesazhe kërcënues. Kushedi sa telefonata kam marrë për fjalë më të ndryshme. Është shumë e bukur të komentojmë jetën e çdokujt nga rrjetet sociale. Askush nuk mund të flasë nga jashtë. Unë e falenderoj pavarësisht se kanë humbur kohën e vet, por vajza e merr edukatën me mua, gjyshen e të atin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd