Transmetuar më 25-03-2022, 19:11

Një person ka tentuar t’i djegë makinën drejtorit të UKT Taulant Tusha në afërsi të bashkisë Tiranë.

Përmes një njoftimi, policia bën me dije se një person ende i paidentifikuar që po lëvizte me biçikletë, ka hedhur një shishe, dyshohet me lëndë djegëse, poshtë makinës e cila ka qenë e parkuar.

"Më datë 25.03.2022, në afërsi të Bashkisë Tiranë, një shtetas akoma i paidentifikuar që po lëvizte me biçikletë, ka hedhur një shishe, dyshohet me lëndë djegëse, poshtë mjetit të parkuar në pronësi të shtetasit T. T. Zjarri është fikur pa shkaktuar dëme", thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd