Transmetuar më 25-03-2022, 13:24

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e arrestit për 3 të arrestuarit e dy ditëve më parë, të përfshirë në vrasjen e gushtit 2019 në Vlorë.

Për shtetasit Ariel Kingji dhe Kristo Drolli, Gjykata ka dhënë masën arrest me burg, ndërsa detyrim paraqitje për Shpati Lenën.

Tre shtetasit u arrestuan në zonën e Rrapit nga forcat shqiponja.

Iu gjetën 2 armë me vete, ndërsa Ariel Kingji ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e vrasjes në një lokal në zonën e plazhit të vjetër 3 vite më parë, ku mbeti i vdekur Arben Beqiri dhe u plagos djali i tij.

Kingji dyshohet si bashkëautor.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd