
Situata në PD po diskutohet gjërësisht në studiot televizive. Nuk mungojnë as tensionet.
Një debat ka ndodhur në studion e “Opinion” mes pedagoges Jonila Godole dhe deputetes Mesila Doda. Të dyja po diskutonin në lidhje me situatën në Partinë Demokratike. Ka qenë Godole ajo që reagoi pasi Doda u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha ka besueshmëri nga publiku dhe mund të krijojë një PD më të fortë. Sipas pedagoges kjo gjë tregonte ku kishte arritur shoqëria shqiptare. Doda iu pëgjigj dhe mes tyre nisi debati.
Pjesë nga debati:
Jonila Godole: Këtu ka një absurditet të madh.
Mesila Doda: Të mos përdhoset më vota këtu…
Jonila Godole: Ka një absurditet të madh tek të gjitha këto që tha Mesila, të gjitha këto që thotë Mesila, i thashë unë më përpara, ne e lidhim të ardhmen e Partisë Demokratike
Mesila Doda: Moj, e vure Lulin dhe nuk te frymëzoi njeri.
Blendi Fevziu: Nuk lulëzoi dot.
Jonila Godole: E kuptoj ku kemi arritur, s’e kam për vete por për të gjithë shoqërinë, kërkojmë që Berisha të rrisë filizë të rinj.
Mesila Doda: Mbeta të më tregosh ti mua PD-në, por jo moj Jonila, atë e besojnë njerëzit.
Jonila Godole: Po ju sapo e thatë që filizat u prenë.
Mesila Doda: Po pse u premë ne moj zonjë, që të mbijetonte Lul Basha, mos na bëj kot.
Jonila Godole: E para njëherë mos mu drejto mua me këtë gjuhë e ton se s’jam filizi i askujt unë, as i Berishës siç jeni ju dhe as i Bashës, jam futur si Jonila Godole.
Mesila Doda: Po mos më trego mua PD-në ti se unë jam futur në një ditë me Berishën moj zonjë, në ’90 dhe kam mbajtur kokën mbi supet e mia, s’më ka futur askush nga dritarja në PD.
Jonila Godole: Ju jeni ajo që jeni dhe këtë e tregon historia, nuk e kisha me ju personalisht.
Mesila Doda: Jo e kishit personalisht.
Jonila Godole: Po se ju folët e fundit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





