
Ata akuzohen se kanë lejuar legalizimin e dy objekteve pa leje që Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte kërkuar shembjen. Personat që po shikoni në foto janë ata që u vunë në pranga sot nga Policia e Sarandës, në kuadër të operacionit ‘Heshtja’. Zonja është Kozeta Stathi, ish-drejtoreshë në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës që është shpallur në kërkim. Ajo rezulton të jetë banuese në Bologna të Italisë.
Ish-drejtori i Kadastrës Sarandë, Andri Dhima dhe tre zyrtarë, Erliton Ymeri, Vasil Lango (specialist në ASHK) dhe Saimir Braho, përgjegjës i hartografisë janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë lejuar legalizimin e dy objekteve pa leje që Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte kërkuar shembjen. Statha akuzohet se është bashkëpunëtore e tyre.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





