Transmetuar më 24-03-2022, 15:55

Presidenti Kroacisë, Zoran Milanoviç këtë të enjte ka qenë pjesë e samitit të NATO-s të mbajtur në Bruksel. Milanoviç në fjalën e tij është shprehur se ka propozuar që Kosova të integrohet në Aleancën Veriatlantike, duke shtuar se kështu mund të bëhet shtet i plotë.

“Katër vendet anëtare të NATO-s ende nuk e kanë njohur Kosovën. Unë propozova që Kosova të integrohet dhe më në fund të bëhet një shtet i plotë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai është shprehur se në samit është përmendur rajoni dhe rreziqet e mundshme nga destabilizimi si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë. Por, ai ka shtuar se nuk është përmendur në këtë mes edhe Serbia e Kosova.

Ndërkohë kujtojmë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditë më parë i është drejtuar me një letër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku i ka kërkuar ndihmën e SHBA-së për t’u anëtarësuar në NATO.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd