
Ditën e sotme do të hiqen dyert e blinduara nga selia e PD. Kjo ishte një ndër kërkesat që ngjalli diskutime në mbledhjen e kryesisë mbrëmjen e djeshme.
Vendimi për heqjen e dyerve u mor pas kërkesave së disa deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë. Më parë, kishte derë të blinduar dhe nuk mund të ngjiteshin për në katin e dytë për të shkuar në zyrën e kryetarit të partisë dhe sot po punohet që të gjitha dyert të hapen dhe kalimi të jetë normal.
Situata brenda PD-së mbetet ende e paqartë. Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, kryetari i komanduar është Enkelejd Alibeaj, ndaj të cilit pati akuza në seancën e sotme plenare nga deputetët Spaho dhe Shehu lidhur me emrat te lista e grupit parlamentar.
Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se në bazën e partisë po zhvillohet një proces i mrekullueshëm duke thënë se pas 6 marsit demokratët janë më të qartë se kurrë për zgjedhjen e tyre dhe ribashkimin. Ai u shpreh se janë të hapur për bisedime, por nuk e njeh kryesinë duke thënë se është shkarkuar me 11 dhjetor.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





