Transmetuar më 24-03-2022, 12:45

Reperi i njohur Fero e ka nisur karrierën e tij në studion diskografike “On Records”, ku kulmin e suksesit e pati me këngën “A pe din qysh” që numëroi miliona klikime dhe u kthye në hitin e preferuar të të gjithë shqiptarëve.

Pas këngëve të suksesshme njëra pas tjetrës, reperi njoftoi se e përmbylli kontratën e tij më studion në mënyrë miqësore.

Këtë gjë ai e bëri të ditur në llogarinë e tij të “Instagram” ku sqaroi përfundimin e kontratës.

“Ne kemi arritur miqësisht me një marrëveshje të re, ku unë do të vazhdoj si një artist i pavarur,” shkroi ai. “Por ‘On Records’ ka të drejtë të rezervojë data koncertesh për mua,” shkroi ai.

Teksa Fero krijoi shtëpinë e tij diskografike personale të quajtur “Skuadra Fero”, në rrjet qarkulluan lajmet se arsyet e përfundimit të kontratës me Zapp and Chriss ishte fakti se menaxheri i tij merrte 70% të fitimeve të këngëtarit.

Ndërkohë, Fero i ka habitur të gjithë pasi ka njoftuar lajmin se është rikthyer sërish, disa vite më vonë, në vendin që ai nisi karrierën dhe suksesin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd