Transmetuar më 23-03-2022, 15:23

Dy ditë pas marrjes së drejtimit të përkohshëm të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka nisur me aksionin. Pasditen e sotme do të mblidhet në selinë blu kryesia e Partisë Demokratike. Ka qenë sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjen, e cila do të mbahet në seli bashkë me anëtarët e Kryesisë. Në mbledhjen e sotme pritet që të diskutohet lidhur me situatën e brendshme në Partinë Demokratike, megjithatë nuk ka ende detaje të tjera.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd