Transmetuar më 23-03-2022, 13:56

SPAK kërkoi pushimin e hetimeve për disa persona të arrestuar nga policia, të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës. Një kërkesë e tillë është marrë parasysh sot edhe nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Më saktësisht, janë pezulluar hetimet për vëllezërit “Hajri”; Bajrar, Leonard dhe Elton, si dhe të Aleks e Ardian Doçaj.

Ja njoftimi i GJKKO: “Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur pezullimin e gjykimit të procedimit penal nr. 62/2020 ndaj të pandehurve Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Marti Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini (me viktimë të veprës penal Jani Prenga).

Ata akuzoheshin për kryerjen e veprave penale “Rrëmbim apo mbajtje peng e personit”, ku është shkaktuar vdekja, parashikuar nga nenet 109 paragrafi i tretë dhe 28/4 të Kodit Penal, “Mbajtje pa leje e armëve luftarake” parashikuar nga nenet 278 paragrafi i parë dhe 28/4 i Kodit, “Fshehja dhe asgjesimi i kufomes” parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 i Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal parashikuar nga neni 333a/2 dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar criminal” parashikuar nga neni 334/1 | Kodit Penal, për shkak se nuk kanë marrë dije personalisht për gjykimin.

Po kështu, GJKKO ka pranuar kërkesën e prokurorit për pushimin e hetimeve ndaj personave nën hetim Bajrar Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri, Aleks Doçaj dhe Ardian Doçaj. Po në këtë gjykatë vijon gjykimi ndaj të pandehurve Festim Bexhdili e Olsi Turja”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd