Transmetuar më 22-03-2022, 23:53

Aktorja e humorit Eliona Pitarka, ka zgjedhur të kurorëzohet me bashkëshortin në 1-vjetorin e vajzës së saj, Gala.

Bëhet me dije se ka qenë vetë Pitarka ajo që ka ndarë pamjet nga dasma, ku ka treguar për herë të parë edhe bashkëshortin.

Kujtojmë se Pitark e kishte mbajtur imazhin e partnerit të saj për një kohë të gjatë jashtë vëmendjes së mediave.

Në fotot e saj në Instagram, Pitarka ka nxjerrë edhe vajzën e saj, Galën, e cila po feston 1-vjetorin e saj në këtë ditë të shënuar për dy prindërit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd