Transmetuar më 22-03-2022, 19:24

Ronela Hajati humb njeriun e shtrenjtë.

Aartistja shqiptare publikuar një lajm të hidhur për të me të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale lidhur me ndarjen nga jeta të gjyshes së saj.

Ronela njoftoi miqtë përmes një ‘story’ në llogarinë e saj të “Instagram”, ku ka cituar edhe dedikimin emocionues për të ndjerën.

“Gjyshka ime e dashur, tema e çdo humori në shtëpi… s’u ngopëm kurrë me mirësinë tënde! Zoti të ka pranë vetes dhe ne gjithmonë pranë zemrës!”- ka shkruar ajo.

Ronela Hajati do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision” të 2022.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd