Transmetuar më 22-03-2022, 18:05

Një spital për fëmijë në rajonin e Luhanskut është shënjestruar nga forcat ruse, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.
Shtatë fëmijë dhe 15 të rritur, përfshirë mjekë, u evakuuan nga ndërtesa pasi çatia mori flakë.
Spitali është në qytetin e Severodonetsk, në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore.
Nuk është hera e parë që forcat ruse kanë në shënjestër spitalet ukrainase. Më tronditëse, një maternitet në Mariupol u bombardua më 9 mars.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





