Transmetuar më 22-03-2022, 16:07

Gati tre javë deri në zgjedhjet presidenciale franceze, presidenti aktual, Emmanuel Macron mbetet favoriti i madh.

Sipas rezultateve të sondazhit Ifop-Fiducial, presidenti aktual mori 28% të votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale (humbje prej 3 pikësh në krahasim me javën e kaluar), e ndjekur nga Marin Le Pen me 18.5% (+ 0.5) dhe Jean-Luc Melanson me 14% (+2.5) i cili është përpara Eric Zemour (12.5%, -0.5).

Kandidatja e së djathtës tradicionale franceze e LR, Valerie Pecres kaloi në vendin e 5-të me 10.5% të synimeve të votimit (-0.5).

Në raundin e dytë, Macron duket se po fiton pavarësisht kundërshtarit. Ai do të fitonte me 56% të votave kundër Le Pen, me 63% kundër Pekres apo Melanson dhe me 65% kundër Zemour.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd