Transmetuar më 22-03-2022, 15:35

Aktori i humorit, Florian Binaj ka qenë mjaft aktiv ditët e fundit në protestat qytetare ndaj rritjes së çmimeve. Madje Binaj ka marrë disa herë fjalën duke u bërë protagonisti kryesor.

Gjatë kësaj periudhe ai i ka munguar edhe “Portokallisë”, ku u bë i njohur.

“Do të mungoj edhe këtë të diel dhe nuk e di se sa. E para nuk ka lidhje me protestën,ka lidhje me diçka më të madhe për të cilën do t’ju flas në ditët në vazhdim”, është shprehur aktori pak ditë më parë.

A mos vallë Florian Binaj ka menduar të ndryshojë totalisht drejtimin e karrierës së tij?

Në disa media janë hedhur dyshime se ai ka në projekt krijimin e një partie të re. Kjo mbetet për t’u vërtetuar ndërsa aktori nuk ka dhënë ende asnjë shenjë lidhur me këtë projekt.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd