Transmetuar më 22-03-2022, 10:46

Një shqiptar ka humbur jetën në Itali, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Ai është identifikuar si Mariglen Gjergji, 25 vjeç, lindur në Greqi, nga një familje me origjinë shqiptare dhe banues prej shumë kohësh në Bra.

I riu po udhëtonte përgjatë luginës së Tanaros kur u përplas me një Mitsubishi Gls.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Isorella në Cherasco ku shqiptari vdiq në vend, ndërsa drejtuesi i makinës është dërguar në spitalin e Verduno-s në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd