Transmetuar më 22-03-2022, 10:17

Një oficer policie, i cili ishte jashtë detyrës ka ulur një vajzë 12-vjeçare në tokë dhe i ka vënë gjurin në qafë.
Ngjarja ndodhi më 4 mars, kur vajza u përlesh me një student tjetër gjatë orës së drekës në shkollë në Kenosha, SHBA.
Polici, i cili punonte si roje sigurie me kohë të pjesshme në shkollë, nxitoi që t’i jepte fund sherrit.
Oficeri ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij dhe nuk është akuzuar.
Babai i vajzës ka bërë thirrje që oficeri të mbajë përgjegjësi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





