
Kur ishin në Big Brother ishin mjaft mikesha. Einxhel dhe Beniada nuk u ndanë asnjë moment me njëra-tjetrën.
Dhe kur dukej se gjithçka po shkonte mirë, gjërat u ftohën pas daljes nga shtëpia.
Kjo dukej si një miqësi e bukur e cila do të kishte jetë gjatësi, por mesa duket nuk ndodhi kështu.
Pas daljes nga BBV ato nuk janë parë asnjëherë bashkë.
Mësohet se vajzat kanë hatërmbetje me njëra tjetrën dhe nuk kanë biseduar pas daljes nga BB VIP. Kryesisht hatërmbetja ka filluar nga Einxhel, teksa ka lexuar komentet e mamit të Beniadës që fliste kundër saj.
Duket se kaq ka mjaftuar që vajzat të ndërpresin miqësinë. Megjithatë koha do sqarojë gjithçka.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





