
Vendimi i marrë nga Lulzim Basha sot për t’u dorëhequr si kryetar i Partisë Demokratike shihet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një vendim që meriton respekt.
Në një deklaratë të posaçme, thuren elozhe të shumta për Bashën në njërën anë dhe indirekt, paralajmërime të qarta për Berishën.
Në lëvdimet për Bashën thuhet se "vënia e interesave të partisë dhe të vendit mbi ato personale është shenjë e udhëheqësisë së vërtetë".
Në këtë pikë hidhet shpresa se "vendimi do të përcaktojë rrugën që Partia Demokratike të ecë përpara drejt së ardhmes", dhe jepen mesazhe paralajmëruese se Berisha nuk do të pranohet si kryetar i PD, kur thuhet se "mbështetja e Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe përkushtimi për të luftuar korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë mbeten të pandryshuara".
Për më tepër, kërkohet ndër të tjera që kreu i ri demokrat, "të forcojë marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara". /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





