













Lulzim Basha doli për herë të fundit nga selia e PD si kryetar i saj.
Ai është përpjekur të ruajë qetësinë e zakonshme, madje edhe duke buzëqeshur.
Basha përshëndeti edhe disa mbështetës që ndodheshin aty në atë moment.
Më pas ai ka mbledhur në një darke private dhe të fundit, të besuarit e tij, krerët e degëve të PD-së që edhe momentin e dorëheqjen e kundërshtuan.
Basha është fotografuar teksa u largua me këmbë nga selia blu në drejtim të një restoranti në ‘Rrugën e Elbasanit’.
Bashkë me të janë edhe krerët e PD-së. Ende nuk dihet nëse do të diskutohet ndonjë ështje mes tyre apo kjo ishte thjeshtë një sjellje kortezie nga ana e tij. Noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





