
Lulzim Basha ka vendosur që të mos jetë më pjesë e garave apo ambicieve për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, forcat më e madhe e opozitës.
Kjo bëhet e qartë në deklaratën e tij sot pasdite ku ai njoftoi dorëheqjen, vendim që erdhi tre muaj pasi Sali Berisha mblodhi kuvendin që e shkarkoi Bashën me shumicë votash.
Në të gjithë deklaratën jepen mesazhe të qarta se Basha nuk do të kandidojë më për postin e kreut të PD, duke u mjaftuar të thotë se do të kontribuojë bashkërisht me të tjerët për ringritjen e kësaj partie të dërrmuar nga lufta e brendshme.
Basha tha se këtë hap e hedh në funksion të shërimit të plagëve të hapura padrejtësisht në mendjet dhe zemrat e demokratëve.
Deklarata e plotë:
https://noa.al/lajmi/2022/03/2310429.html
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





