
Lulzim Basha njoftoi sot se ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.
Dorëheqja vjen pasi dhjetorin e kaluar ai u shkarkua nga kjo detyrë në një kuvend të mbledhur nga Sali Berisha.
Basha tha se investoi gjithçka për një zgjidhje që do t’i shërbente PD.
Kurse shtoi se përpjekja e tij për të mbajtur PD për të bashkuar nuk arriti sukses.
"Unë dhe shumë demokratë u përballëm me sulme të pambarimta dhe si rezultat sot PD po përjeton krizë të thellë", tha Basha dhe shtoi:
"Për këtë arsye, i vetëdijshëm për peshën që mora mbi vete për vendimin më të vështirë politik kam vendosur të marr një hap pas dhe të tërhiqem. Kjo nuk është tërheqje personale".
Deklarata e plotë
https://noa.al/lajmi/2022/03/2310429.html
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





