
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ka dalë ditën e sotme në një konferencë, për të spjeguar situatën e shkaktuar nga gripi i shpendëve dhe nëse rrezikohet jeta e qytetarëve.
Zëvendës ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci, tha se janë marrë të gjitha masat, ndërsa shtoi se ISUV ka qenë në monitorim që prej datës 7 mars deri më 17 mars, kur dhe janë zbuluar rastet e para me gripin e shpendëve.
Gjeci theksoi se kjo sëmundje nuk shkakton probleme te produktet dhe nënproduktet e shpendëve dhe në shëndetin e njerëzve.
“Nga data 7 deri në datën 17 mars Shërbimi Veterinar Zyrtar i ministrisë së Bujqësisë ka qenë në ndjekje të të gjithë situatës. Në këto data rezultat e ISUV në bazë të mostrave kanë rezultuar pozitive për laringo trakeit, në datën 19 mars janë marrë mostra të reja nga një subjekt, kanë qenë 18 mostra dhe në është konfirmuar prezenca e gripit të shpendëve.
Veterinerët zyrtarë janë në terren, kanë karantinuar zonën e cila ka rezultuar pozitive. Protokolli parashikon që në rrezen prej 3 kilometrash quhet vatra e infeksionit e cila karantinohet dhe në rrezen prej 10 kilometrash është zona e cila monitorohet. Janë vënë nën monitorim fermat e kësaj zone të cilat gjurmohen dhe dërgohen për analizim. Për sa i përket zonës së karantinën veza është e izoluar, AKU ka marrë masat për këto produkte, por kjo sëmundje nuk shkakton problematika te produktet dhe nënproduktet e shpendëve në shëndetin e njerëzve. Mjafton të merren masat e duhura siç është gatimi i produkteve dhe nënprodukteve në 70 gradë.”- deklaroi ajo.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





