Transmetuar më 21-03-2022, 14:49

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë.

Një e mitur ka mbetur i dëmtuar, pasi i ka rënë sipër një portë hekuri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drithas, Maliq.

një vajzë 8 vjeçe, aksidentalisht i është rrëzuar përsipër një portë hekuri, duke e dëmtuar në kokë.

Aktualisht e mitura ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd