Transmetuar më 21-03-2022, 11:27

Një avion me 133 pasagjerë në bord u rrëzua sot herët në mëngjes në jugperëndim të Kinës, siç raportohet nga televizioni shtetëror kinez CCTV.

Avioni 737-800 i China Eastern Airlines është rrëzuar në një kodër të pyllëzuar në Kinën jugore, raporton noa.al.

Ai u zhyt në tokë dhe mori flakë. Nuk dihet ende numri i viktimave dhe arsyeja e rrëzimit. Ekipet e shpëtimit thonë se nuk kanë asnjë shenjë të mbijetuarish.

Linjat ajrore kineze në përgjithësi kanë një rekord të mirë sigurie – aksidenti i fundit i madh ndodhi 12 vjet më parë.

Aksidenti ka shkaktuar tronditje në Kinë ku presidenti Xi Jinping ka urdhëruar një hetim të menjëhershëm për të përcaktuar shkakun. China Eastern Airlines ka bllokuar të gjitha avionët e saj 737-800.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd