Transmetuar më 21-03-2022, 09:44

Një aeroplan me 133 persona në bord u rrëzua në malet e Kinës jugore të hënën ndërsa po fluturonte nga qyteti i Kunming në Guangzhou.

Avioni i përfshirë në aksident ishte një aeroplan Boeing 737 dhe numri i viktimave nuk dihet.

Sipas Flightradar24, mbetet ende e paqartë përse u rrëzua avioni.

Fluturimi MU5735 ishte planifikuar të nisej nga Kunming në orën 13:15 me orën lokale (05:15 GMT) dhe ishte rrugës për në Guangzhou.

Faqet e gjurmimit të fluturimeve raportojnë se avioni ishte në ajër për pak më shumë se një orë, raporton BBC.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd