Transmetuar më 21-03-2022, 07:48

Lufta në Ukrainë po shpalos edhe avantazhet e teknologjisë.

Rusia pranoi se ka goditur me sisteme hipersonike disa objektiva strategjikë në Ukrainë. Por edhe perëndimi nuk po rri indiferent.

Satelitët e Elon Musk po u japin forcave të Ukrainës fitore në luftën e dronëve. Ukraina po përdor teknologjinë për të rrëzuar avionët dhe helikopterët rusë.

Aerorozvidka po përdoret për të sulmuar dronët rusë, tanket dhe për të zbuluar pozicionet e tyre raporton “The Telegraph”.

Dronët përdorin internetin e Starlink për të qëndruar të lidhur gjatë kohës që janë në fluturim.

Me teknologjinë, ata mund të hedhin municione anti-tank.

Zelensky është shprehur në fillim të këtij muaji se SpaceX do të dërgojë më shumë satelitë Starlink për të ofruar internet në shumë hapësira të Ukrainës.

Dronët e Ukrainës përdorin sistemin ‘Delta’ që e kanë përfeksionuar vitet e fundit me ndihmën e këshilltarëve perëndimorë.

Këto pajisje drejtohen me laptopë dhe krijojnë hartë interaktive duke përdorur imazhet nga kamera dhe satelitët.