Transmetuar më 20-03-2022, 22:38

Nora me Robertin ka disa kohë që janë ndarë. Roberti nuk ka folur kurrë keq për Norën. Por së fundmi ai zbulon një të ‘metë’ të saj.

Së fundmi, gjatë një interviste, Roberti i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij për ish-partneren.

Ai është pyetur nëse mendon që kënga e saj e re “Më mungon” i dedikohet atij, ndërkohë që përgjigjja e tij e thumboi drejtpërdrejt këngëtaren.

Ai u shpreh duke thënë se sipas tij kjk pyetje mund t’u bëhet vetëm atyre që u shkruajnë vetë tekstet e tyre të këngëve.

“Kjo pyetje mund tu bëhet rep-artistave se vetëm ata shkruajnë tekste. Nora përveç hartimeve në shkollë fillore nuk ka shkruajtur asnjë tekst shkruan tjetër kush për neve dhe paguajmë. S’besoj se ja ka dedikuar dikujt”.- është shprehur Roberti.

Rikujtojmë se së fundmi në emisionin “Love Story” ishte i ftuar special këngëtari Robert Berisha. Prezenca e tij në studion e emisionit të dashurisë ka nxitur reagime të ndryshme nga pjesëmarrësit dhe konkurrentët.

Një prej tyre, ishte dhe Kleona, e cila që në ardhjen në skenë të këngëtarit të njohur shprehu simpatinë për të. Kjo gjë u komentua edhe nga moderatori i emisionit, Eni Shehu.

Kështu, me lejën e tij, konkurrentja e “Love Story” Kleona u ngrit për të puthur këngëtarin. Roberti e aprovoi dhe i konfirmoi se mund ta puthte ku të donte.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd