Transmetuar më 20-03-2022, 21:33

Jo thjeshtë lëndë plasëse piroteknike, por një granatë luftarake.

Një ngjarje shumë e frikshme ka ndodhur në Argjentinë, teksa pritej të luhej përballja mes dy skuadrave të futbollit, Rosario Central dhe Newell’s.

Teksa pritej vërshëllima e arbitrit dhe lojtarët e të dyja ekipeve po bëheshin gati të luanin, në fushë tifozët kanë hedhur një granatë. Menjëherë gjyqtari i ndeshjes ka sinjalizuar ndërprerjen e lojës, ndërsa futbollistët ia kanë mbathur të tmerruar. Ndeshja ka nisur 20 minuta me vonesë.

Loja filloi vetëm pasi situata u qetësua dhe u bë e mundur largimi i mjetit shpërthyes nga stadiumi.

Skenat e dhunës në futbollin Argjentinas janë të përsëritura, edhe pse kjo e sotmja ishte diçka e veçantë. Një ndër ngjarjet më të rënda në futbollin e Amerikës Latine ishte ajo e para pak kohësh, ku në Meksikë, si pasojë e një sherri masiv mbetën të vrarë mbi 200 tifozë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd