Transmetuar më 20-03-2022, 18:20

Siç edhe e kemi parë, mjaft deputetë shqiptarë shpalosin arritjet e fundit teknologjike të prodhimit të makinave duke ardhur në Kuvend me mjete private luksoze. Benza, Range Rover, X6 etj.
Por është një deputet që vjen e ikën me taksi. Ai është deputeti i qarkut Fier Ismet Beqiraj.
Beqiraj është ndoshta i vetmi deputet modest në këtë drejtim.
E në fakt praktikën e tij duhet ta ndjekim mjaft të tjerë.
Sepse Shqipëria jonë e vogël, është një vend i varfër e luksi është i tepërt, veçanërisht për shëbëtorët e popullit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





