
Rrahën barbarisht në mes të rrugës kuzhinierin e njohur, në pranga një nga autorit, vëllai tjetër në kërkim.
Policia e Fushë Krujës bën me dije se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u dhunua fizikisht, me sende të forta kuzhinieri 39-vjeçar Indrit Çela.
Autorët e dyshuar janë dy vëllezërit nga fshati Derven, njëri prej të cilëve, shtetasi Ernest Luka, 24 vjeç është kapur mbrëmjen e djeshme gjatë operacionit policor të koduar “Derveni”. Vëllai tjetër, shtetasi Donald Luka, 27 vjeç, është shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij.
Policia informon se si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore ka zbardhur ngjarjen. Ernest Luka dhe Donald Luka, vëllezër, banues në fshatin Derven, rreth orës 18:30, në aksin rrugor Fushë Krujë – Rinas, në vendin e quajtur “Ura e Gjoles”, me automjetin e tyre i kanë bllokuar rrugën automjetit, me të cilin udhetonte shtetasi Indrit Çela 39 vjeç, dhe e kanë goditur këtë të fundit me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të rënda fizike. Për pasojë ai ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
Shtetasi Ernest Luka është arrestuar mbrëmjen e djeshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Derveni”, ndërsa vëllai i tij shtetasi Donald Luka , është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultat se mes shtetasve Indrit Çela dhe vëllezërve ka pasur konflikte të mëparshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosje e rënde me dashje”, e kryer ne bashkëpunim.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





