Transmetuar më 20-03-2022, 09:09

Ndodhi në Prishtinë. Një grua ka raportuar dje në polici vjehrrën e saj për dhunë psikike dhe burrin e saj për dhunë fizike të ushtruar ndaj saj.

Në njoftimin e policisë citohet se ‘viktima femër kosovare ka raportuar se në banesën e saj, vjehrra e saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj, ndërsa bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore’.

Pas intervistimit të të dyshuarve nga prokurori, ata do të ndiqen në gjendje të lirë.