
Reperi me origjinë nga Shqipëria Labinot Gashi, i cili po bën bujë në SHBA ka kujtuar të kaluarën e tij përmes një video të postuar në Instagram, ndërsa ka thënë se ka qenë i pastrehë, por muzika e shpëtoi. Duke treguar pengesat dhe benefitet e rrugëtimit të tij në karrierë si artist, Gashi ka shkruar se jeta e tij shpëtoi falë repit dhe aftësisë së tij për të kënduar.
Gashi:
Unë linda në Afrikë. Unë jam shqiptar. E di se çfarë do të thotë? Jam emigrant. Jam shqiptar dhe pjesën më të madhe të jetës kam qenë i pastrehë. Fakti që ti më njeh tani tregon se nëse unë vijoj rrugën time, ti nuk e di se deri ku unë mund të arrij. Muzika më shpëtoi jetën.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





