
Një ukrainase ka udhëtuar për 30 orë së bashku me fëmijët e saj të moshës 10 dhe 12 vjec që të largohej nga zona e luftës.
Natalia Kretova 45 vjeçe, sapo ka mbërritur në Romë me autobus dhe ka zbritur prej tij ka pësuar atak në zemër.
Fatkeqësisht ngjarja ndodhi në sy të fëmijëve të saj, të cilët kërkuan ndihmë nga bashkëudhëtarët dhe punonjësit e Mbrojtjes Civile Italiane. Pavarësisht përpjekjeve, nëna nuk mundi të mbijetonte.
Dy fëmijët e saj u transferuan dhe janë vendosur përkohësisht në një qendër për mbrojtjen e të miturve në zonën Albano, një fshat jashtë Romës. Ata janë në gjendje shoku dhe mbështeten vazhdimisht nga një ekip psikologësh.
“Kjo është një tjetër humbje kolaterale, tragjike e kësaj lufte të pakonceptueshme”, shkruan gazeta italiane La Repubblica.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





