
Pa dyshim që Shqipëria e futbollit po merr një vëmendje të veçantë këto kohë në mbarë kontinentin, teksa edhe dje ishte në qendër të skenës së madhe të futbollit europian, teksa u hodh shorti i “Conference League”, me finalen që do të luhet në kryeqytetin e Shqipërisë, më 25 maj. Të premten u përcaktuan katër çiftet e ¼ finale, si dhe ato gjysmëfinale.
I pranishëm në këtë short ishte ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili së bashku me zyrtarët e UEFA-s ka tërhequr goglat që kanë përcaktuar edhe duelet e kësaj faze, teksa në lojë ende janë 8 skuadra të mëdha të kampionateve europiane si Roma, Leicester City, Marseille, Feyenoord, PSV, Bodø/Glimt, SK Slavia Praga dhe PAOK.

Në një prononcim të shkurtër përpara nisjes së shortit, Cana u shpreh se Shqipëria po përgatitet maksimalisht për të pritur këtë finale historike dhe madhështore: “Kjo është hera e parë që presim një finale të këtij niveli dhe me ndihmën e UEFA-s po përgatitemi.
Stadiumi është absolutisht i mrekullueshëm. Njerëzit mund të vizitojnë shumë gjëra në Tiranë dhe do të jenë të mirëpritur. Organizimi i finales së parë të këtij kompeticioni është një nder i madh për ne dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë”.
Pastaj, goglat kanë përcaktuar edhe çiftet e skuadrave që do të përballen me njëra-tjetrën, për të siguruar një biletë për në çerekfinale dhe më tej në gjysmëfinale.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





