Transmetuar më 19-03-2022, 08:33

Statistika të përditshme vijnë nga lufta.

Forcat e armatosura ukrainase pretendojnë se kanë shkatërruar dy avionë rusë dhe tre helikopterë në 24 orët e fundit. Ata gjithashtu thanë se kanë rrëzuar katër raketa duke përmënduar rezistëncën heroike të popullit ukrainas, sipas skynews

Në total, Ukraina pretendon se ka goditur 12 objektiva ajrore ruse në orët e fundit.

Sipas forcave të armatosura, Rusia vazhdon të pësojë humbje të mëdha, duke shtuar se pajisjet ruse u shkatërruan në rajonet Mykolayiv dhe Sumy.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd