
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka folur për bordin tjetër që do të përcaktojë çmimin e produkteve të shportës. E ftuar në Opinion, tha se do të marrin tre produkte dhe do të vënë çmim tavan për pakicën, ndërsa tregtarët kanë rënë dakord të mos aplikojnë marzhe fitimi.
Më pas përmendi një fotografi që ka qarkulluar në rrjete sociale të çmimit të vajit në Shqipëri me vlerën 350 lekë ndërsa në Angli 1.20 paund.
“Nuk mund të krahasosh vajin, është si të krahasosh mollën dhe dardhën. Ne do të fiksojmë, bashkë me tregtarët, tre marka për secilin produkt. Pra nëse marrim vajin do të jenë për tre marka. Do të vendosim një cmim tavan për pakicën. Do të aplikojmë marzhin e fitimit bruto. Të gjithë tregtarët janë të gatshëm që të mos aplikojnë marzhe fitime”, tha Ibrahimaj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





