Transmetuar më 17-03-2022, 16:03

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. F., 39-vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga këto struktura u shpall në kërkim shtetasi Sh. M., 44-vjeç, banues në Levan, Fier, sepse ka bërë kallëzim një shtetase e mitur 14-vjeçe, se 44-vjeçari, i cili është kujdestari ligjor i saj, ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka detyruar të dalë në rrugë për të lypur. Punohet për kapjen e shtetasit Sh. M.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër proceduan penalisht shtetasin A. M., 26-vjeç, banues në Lapulec, Mallakastër, pasi ka goditur për motive të dobëta, me sende të forta, shtetasin A. F., 63-vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd