
Sulmohet jahti i famshëm ‘Solaris’ në pronësi të Roman Abramovich. Ai ka një vlerë më shumë se 430 milionë paund.
Jahti vu në shënjestër në Barcelonë nga aktivistët kundër pushtimit të Ukrainës nga Rusia. ‘Solaris’ nuk u dëmtua dhe u largua nga qyteti katalanas pas incidentit.
Sipas tabloidit Mirror, një aktivist lituanez u përpoq pa sukses të përplaste një varkë me Solaris, gjë që ka bërë që jahti i Abramovich të zhvendoset në vend të sigurt.
Cronica Global raporton se policia identifikoi aktivistin, i cili punësoi varkën L’Estreta me qëllim që ta përplaste në jahtin e Abramovich, i cili ishte ankoruar në Marina Barcelona 92 (MB92), por nuk arrestoi personat e përfshirë në incident.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





