
Interi lëshon një mesazh të qartë bashkimi. Pas stërvitjes së djeshme, në kuadër të ndeshjes së radhës të kampionatit ndaj Fiorentinës, zikaltrit organizuan një barbekju në grup në "Appiano Gentile" për të rizbuluar qetësinë e duhur që dukej se mungonte në sfidat e fundit.

Me një mesazh të publikuar në llogarinë zyrtare në Twitter, Interi ka nënvizuar: “Grupi është gjëja më e rëndësishme”. Bashkangjitur janë edhe fotot e lojtarëve të buzëqeshur.
Pas mungesës për shkak të gripit, Arturo Vidal u kthye sërish në stërvitje. Ndaj, intervista e dhënë nga kiliani duket se nuk ka lënë ndonjë pasojë të veçantë, në të cilën ai la të kuptohej se aventura e tij te zikaltrit duket afër fundit.

Në barbekju morën pjesë edhe Marcelo Brozovic e Stefan De Vrij, të cilët nuk u stërvitën me grupin. Nëse mbrojtësit holandez i mungon Fiorentina dhe kombëtarja, duket se ka optimizëm për kroatin.

Brozovic vazhdon punën për t’u rikuperuar nga problemi i pulpës së këmbës, me Simone Inzaghi që shpreson të jetë në gjendje ta thërrasë atë për ndeshjen e "San Siros", të planifikuar për të shtunën.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





