
Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse mohoi akuzat e Kievit për një sulm ajror në ndërtesën e teatrit në Mariupol.
Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se sulmi në teatrin Mariupol është kryer nga batalioni nacionalist ukrainas Azov.
Në një deklaratë, të shpërndarë përmes agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass, ministria tha se batalioni dyshohet se vendosi eksplozivë në ndërtesë.
Ministria madje pretendon se civilët janë marrë peng dhe siguron se sot nuk ka pasur sulme ajrore.
“Gjatë ditës më 16 mars, Forcat Ajrore Ruse nuk kryen asnjë mision që synonte objektivat tokësore në Mariupol,” tha ministria.
Moska akuzoi gjithashtu batalionin Azov për bombardimin e maternitetit në qytet. Bombardimi shkaktoi zemërim në mbarë botën. /noa.al
https://noa.al/lajmi/2022/03/2309112.html
https://noa.al/lajmi/2022/03/2309119.html
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





