
Deputeti i partisë Shërbëtori i Popullit, Batkivshchyna Serhiy Taruta tha sot se ajo që ka ndodhur në Teatrin e Dramës në Mariupol është e tmerrshme dhe se nuk dihet nëse ka të mbijetuar mes 1200 qytetarëve, mes tyre fëmijë.
"Nuk e dimë nëse ka të mbijetuar. Dhe më e keqja është se nuk mund t’i nxjerrim nga rrënojat. Shumë banorë të Mariupolit u strehuan në teatër bashkë me fëmijët e tyre," tha parlamentari.
Ai paralajmëroi për një hakmarrje të paparë: "Ne marrim një angazhim solemn. Për viktimat dhe të mbijetuarit e bombave raciste.
Një angazhim për të gjetur çdo pilot që hedh bomba në Mariupol dhe qytete të tjera të Ukrainës.
Do t’i ndjekim këmba-këmbës, do t’i gjejmë të gjithë. Do t’i gjejmë dhe do t’i shkatërrojmë. Nuk do të ndalemi deri edhe nëse vetëm njëri prej tyre merr frymë akoma. Do t’i fshijmë të gjithë nga faqja e dheut. Është detyra jonë e shenjtë!" tha Taruta.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





