Transmetuar më 16-03-2022, 20:51

Një 32-vjeçare nga Kosova që dyshohet se u vra nga burri i saj në Zvicër do të dërgohet për në banesën e fundit në fshatin Shishman në Gjakovë.

Lajmi për ditën e varrimit u bë nga familjarët e të ndjerës.

“Me dhimbje te madhe ju njoftojm se neser me dat 17.03.2022 ne ora 14:00 ne fshatit shishman do bëhet vorrimi i të ndjeres Besjana (Agron) Rama”, thuhet në njoftimin e familjarit.

Në fundjavën që shkoi, një kosovar 35-vjeçar është arrestuar në Rappersëil-Jona (SG) nën dyshimin se ka vrarë gruan e tij. Dy fëmijët e çiftit dhe një fëmijë tjetër ishin gjithashtu në shtëpi në kohën e vrasjen.

Kosovari kishte raportuar në qendrën e thirrjeve emergjente të kantonit herët në mëngjes të së shtunës se sapo kishte lënduar rëndë gruan e tij. Kur policia ka mbërritur në banesë, gruaja 32-vjeçare, po ashtu kosovare, tashmë kishte ndërruar jetë.

Policia kantonale e St.Gallen ka arrestuar burrin, i cili ndodhet në paraburgim.