
Ditën e sotme janë proceduar penalisht 9 administratorët e “call center” në Tiranë, pasi sipas hetimeve të operacionit “nine” kishin mashtruar shtetasit e huaj nga vendet e BE-së duke u propozuar të investonin në bursa.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Nine”, në kuadër të të cilit u proceduan penalisht shtetasit:
– A. R., 52-vjeç, A. D., 27-vjeç, S. D., 26-vjeç, F. K., 28-vjeç, B. K., 29-vjeç, K. O., 26-vjeç, I. S., 34-vjeç, O. M., 54-vjeç, dhe K. T., 26-vjeç për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, duke shfrytëzuar punën e tyre si administratorë dhe menaxherë në disa call center-a të ndryshëm në qytetin e Tiranës, dyshohet se mashtronin shtetasit e huaj, kryesisht nga vendet e BE-së, që të investonin në bursë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





