Transmetuar më 16-03-2022, 15:21

Gjykata e Apelit Tiranë ka dënuar me 18 vite burg Nevaldo Hajdarajan, i cili u shpall fajtor për vrasjen e Klodian Rashës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i ulet në 12 vite burg.

Prokuroria tha se nuk ka rrethana lehtësuese për ish-efektivin, kjo për shkak të tentativave për të sjell një version i cili nuk qëndron, pra të rrezikut që i kanosej nga viktima Klodian Rasha. Avokati i Nevaldo Hajdarit tha se Gjykata e Apelit duhet të ndryshojë veprën penale, pasi vrasja nuk ka qenë me dashje, por në kapërcim të nevojës për tu mbrojtur, kjo pasi ish-efektivi pretendon se ka ndjerë rrezik për jetën.

Familjarët e tij kanë shprehur pakënaqësi, gjatë gjithë procesit gjyqësor, duke kërkuar dënimin maksimal për ish-efektivin e Shqiponjave, i cili qëlloi pabesisht nga pas me armë Rashën.

Qazim Rasha, babai i viktimës, u shpreh gjatë seancës së sotme: Jam një prind përballë një padrejtësie dhe ju, gjyqtarët jeni ata që duhet ta vendosni atë për të më lehtësuar edhe mua. Pretendimet e avokatëve dhe të pandehurit për rrezik, janë lojra dhe një telenovelë që se beson asnjëri, ato nuk qendrojnë.

Nga ana tjetër, avokati i Nevaldo Hajdarit tha në Gjykatën e Apelit se duhet të ndryshonte veprën penale, pasi vrasja nuk ka qenë me dashje, por në kapërcim të nevojës për tu mbrojtur, kjo pasi ish-efektivi pretendon se ka ndjerë rrezik për jetën.

Në final Gjykata e Apelit vendosi dënimin e Hajdarit me 18 vite heqje lirie, dhe pas gjykimit të shkurtuar do të vuajë 12 vite burg.

Klodian Rasha u qëllua pabesisht pas shpine, nga ana e efektivit të policisë, me pretendimin se kishte thyer orën policore, të vendosur si masë parandaluese për përhapjen e infektimeve Covid19.

Ngjarja shkaktoi një valë protestash në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit, për shkak se fillimisht policia tentoi të hidhte baltë mbi viktimën, duke pretenduar se ai kishte kërcënuar me armë efektivët, gjë që u vërtetua se nuk ishte e vërtetë, edhe pas publikimeve të pamjeve filmike.

Fillimisht Hajdaraj u akuzua për “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” por më pas nga pamjet filmike dhe provat e administruara prokuroria e Tiranës riklasifikojë veprën dhe akuzoi efektivin për “Vrasje me dashje”.

Babai i Nevaldo Hajdarit duke dalë nga Gjykata ee Apelit:

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd